Prej kohësh flitet se Sadio Mane do të largohet nga Bayern Munich dhe do të vazhdojë karrierën diku tjetër. U përmendën disa klube, por mesa duket Al Nassr ishte më specifiku dhe me ofertën e tij tërhoqi vëmendjen më të madhe nga Mane.
Sipas specialistit të transferimeve, Fabrizio Romano, Mane pranoi të transferohej në Arabinë Saudite, më saktë te Al Nassr. “Sadio Mane në Al Nassr, ja ku po shkojmë. Gjithçka u ra dakord mes dy klubeve, Bayern pranoi ofertën verbale të skuadrës nga Arabia Saudite”, shkruan Romano. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/