Apolonia u ngjit në Superiore, mesazhi i dërguar nga Myrto Uzuni: Përgëzime për elitën! Ka kushte të mira aty

Myrto Uzuni nuk mund t’i harrojë hapat e para që ka hedhur në karrierë, ndërsa ka mbajtur veshur edhe fanellën e Apolonisë. Këta të fundit kishin dy festa të mëdha dje, teksa fituan ndaj Lushnjes në derbi dhe u ngjitën në Superiore. Nëpërmjet një prononcimi për “Sport Ekspres”, Uzuni ka përgëzuar ekipin fierak për ngjitjen në elitën e futbollit të Shqipërisë, duke e konsideruar Apoloninë si një trampolinë të mirë për talentet.

“Jam shumë i lumtur për ekipin e Apolonisë që ka shkuar në Superiore. Kushtet që të mundësinë kjo skuadër janë vërtet shumë të mira për lojtarët që janë pjesë e saj. I përgëzoj çunat që tashmë janë kthyer në elitën. Kjo është një trampolinë e mirë për talentet dhe i jep mundësinë që të rriten më tepër”, ka thënë Uzuni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *