Apolonia i ka dhënë fund sezonit futbollistik dhe praktikisht nis pushimet, sepse nuk ka më asnjë synim për pjesën e mbetur të kampionatit.
Sot edhe trajneri Ndriçim Kashami ka njoftuar largimin nga drejtimi i skuadrës fierake, me një postim në faqen e vet në Facebook, ku është përshëndetur me të gjithë.
Largim me vendimin dhe dëshirën e tij, ndoshta sepse nuk ka ndjerë besimin e klubit, që ndoshta do të bëjë revolucion për sezonin e ardhshëm, pavarësisht se buxheti i vogël nuk e lejon të ndërtojë ekip pretendent për Superiore.
48-vjeçari e mori drejtimin e Apolonisë gushtin e shkuar dhe ka pasur një bilanc mjaft të mirë, duke siguruar zonën play-off dhe duke luajtur ndeshje shumë të mira, ndërkohë që u evidentuan disa lojtarë mjaft premtues, duke nisur nga Blerim Krasniqi, i transferuar te Skënderbeu.