Anullohet stërvitja me dyer të hapura dhe konferenca për shtyp, Reali i Madridit proteston për arbitrat

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Reali i Madridit nuk ka dhënë pëlqimin e tij për De Burgos Bengoetxea-n në rolin e arbitrit të finales së Kupës së Mbretit. Gjyqtari spanjoll ka deklaruar ditën e sotme se është ndjerë në presion nga videot e shpërndara nga Real Madrid TV, prej të cilave djali i tij bullizohet nga bashkëmoshatarët.

Një deklaratë që ka shtuar pakënaqësinë në kampin madrilen. Klubi ka kërkuar zëvendësimin e Bengoetxea-s, por ka marrë një përgjigje negative nga RFEF-ja. Në shenjë proteste Reali i Madridit ka vendosur të anullojë stërvitjen me dyer të hapura, konferencën për shtyp dhe darkën e sotme të klubit./Sport Ekspres/