Antaliaspori zbarkon në Superiore, piketon dy lojtarë

Superiorja vijon të tërheqë klubet e huaja. Janë disa futbollistët e rinj që po shfaqin cilësitë e tyre dhe normalisht kanë tërhequr vëmendjen e menaxherëve të ndryshëm. Së fundmi në Shqipëri ka mbërritur Ertaxh Jyzbash, përfaqësues i klubit turk të Antaliaspor. 

Fillimisht ka qenë i pranishëm në takimin mes Partizanit dhe Laçit dhe me siguri ka mbajtur shënime për ndonjë prej të rinjve të këtyre skuadrave. Misioni i Jyzbash nuk ka përfunduar aty.

Ditën e djeshme ka zbarkuar në Kamzë në përballjen Kukësi-Teuta. Sipas asaj që raportohet në emisionin “Sport Plus” në Klan Plus, turku kishte ardhur me mision për të parë nga afër mesfushorin Sherif Kallaku. Ai ka mbajtur shënime për të, ndërkohë që i ka bërë përshtypje edhe mesfushori Valon Ethemi.

https://www.instagram.com/p/Bw2PsEmne1O/?utm_source=ig_web_copy_link

Sa i takon lojtarit të Teutës, ai bëri një paraqitje të mirë ndaj Kukësit dhe në verë mund të kemi të reja në lidhje me të ardhmen. Mbetet për t’u parë se sa kërkojnë durrsakët për kartonin e tij. Deri në fund do të jetë në vëzhgim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *