Njeriu më i rëndësishëm i Juventusit, presidenti Andrea Anjeli, është nisur sot për në Greqi, me një avion privat nga Piza për në Kallamata, në periferi të Peloponezit. Bashkë me Anjelin ishte e dashura e tij Deniz Akalin, por me siguri udhëtimi nuk bëhet thjesht për pushime verore.
Është kulmi i merkatos dhe Juventusi po mundohet të mbyllë sa më shpejt bisedimet për transferimin e Kristiano Ronaldos në Itali.
Pak kilometra nga Kallamata është Navarino, ku Kristiano po kalon pushimet.
Natyrisht, një udhëtim i presidentit të Juventusit pikërisht drejt vendit ku Ronaldo është me pushime lë të kuptohet se do të zhvillohet edhe një takim final, për të vënë “pikat mbi i”, në një kohë që agjenti Zhorzh Mendesh vazhdon bisedimet me Realin e Madridit.