Anjeli lavdëron Alegrin duke thumbuar Konten, plas polemika

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Presidenti i Juventusit, Andra Anjeli, ka folur në asamblenë e aksionerëve të Juventusit, duke falënderuar ndër të tjerë trajnerin Maks Alegrin, por me një batutë që ka qenë një kritikë e hapur për ish-trajnerin bardhezi, Antonio Konte: “Falënderoj personalisht trajnerin Alegri, për aftësitë dhe guximin e tij në të çuarit përpara të një pune që për të tjerë dukej e përfunduar. Tani duam titullin e shtatë rresht dhe triumfin në Europë, ndërsa e kemi mbyllur vitin fiskal me 42,6 milionë euro fitime, rekord historik”.

Konte, kur ka mësuar deklaratën e Anjelit, ka reaguar i mërzitur: “Në jetë nuk ka fund njohja e karakterit dhe fytyrës së vërtetë të njerëzve. Ndonjëherë mjafton pak mirënjohje dhe pjekuri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *