Anglia është duke u përgatitur për ndeshjen e fundit të grupit pas fitores së marrë me Kroacinë dhe barazimit ndaj Skocisë. Shumë kritika kishte edhe për “tre luanët” që nuk kanë bindur as ndaj kroatëve, ndërsa derbi i fundit i përkiste më shumë tifozëve sesa paqes në fushën e lojës.
Kombëtarja e drejtuar nga Southgate është akomoduar në “Myddelton Lodge” që ka 40 dhoma gjumi deri të martën kur do të ndeshen me Çekinë. Ambienti i çdo lojtari është hermetik sa i përket transmetimit të zërit dhe secili prej tyre ka kodet individuale për të hapur derën e tij.
Dhomat kanë fjalën e fundit të teknologjisë, ndërsa ndriçimi i tyre ndryshon në varësi të kohës dhe rregullat me një iPad në bazë të dëshirës. Gjithashtu duhet të veçojmë që të gjithë futbollistët kanë mundësinë që të shohin një zonë të bukur kopshtesh nga ambienti i tyre ku dremisin, për të jetuar përrallën e vërtetë.
Pa harruar këtu edhe pishinën, palestrën, shtretërit e masazhit dhe kujdesin mjekësor që është gati për çdo rast. Dollapët e dhomave kanë edhe një sirtar që siguron se bizhuteritë e shtrenjta të lojtarëve të mos pësojnë asnjë gërvishtje të vetme. /Sport Ekspres/