“Janë shumë keq, tmerr”! Dëshira e çuditshme e Van der Vart: Lutem të ndeshemi me Spanjën, dinë vetëm të pasojnë kot

0

Spanja po zhgënjen në këtë Europian dhe nuk ka arritur më tepër sesa dy barazime në përballjet kundër Suedisë dhe Polonisë. Kombëtarja e drejtuar nga ana e Enrique ka dominuar këto takime në mbajtjen e topit, por është tërësisht për t’u harruar në krijimin e rasteve dhe realizimin e tyre. Për këtë arsye figura e shquar e Holandës, Van der Vart, ka një dëshirë që tingëllon disi e çuditshme që holandezët të përballen me Spanjën.

“Spanja është tmerr. Është shumë keq. Unë lutem dhe shpresoj që të përballemi kundër tyre. Nuk ka më asgjë te kjo skuadër. E gjithë ajo që mund të bëjë kjo Kombëtare është që të pasojë topin më kot. Kanë zero futbollistë që kanë kapacitetin për të dhënë pasimin final”, tha Van der Vart. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.