Anglia përgatit planin për të futur në “xhep” Mbapenë, e bën gati “arkitekti” që la Mesin në hije kundër Çelsit

Anglia dhe Franca do të përballen në fazën çerekfinale të Kupës së Botës. Elementi më i rrezikshëm në kampin francez është Kilian Mbape, i cili ka treguar se në Botëror nuk e ka aspak të vështirë të shënojë. “Tre luanët” po përgatiten mirë për të ndalur sulmuesin e PSG-së dhe në rast se plani i tyre ecën me sukses, atëherë do të kenë një shans të madh për të kaluar në gjysmëfinale.

“The Indipendent” zbulon se Kombëtarja e Anglisë ka gati planin për të futur në “xhep“ Mbapenë. Stiv Holland është “arkitekti” i këtij plani. Në fakt frymëzimi vjen nga strategjia që po ai vetë krijoi në vitin 2012, kur punonte për Çelsin me Di Mateon dhe izoluan Mesin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Plani i tij funksionoi me sukses 10 vite më parë, pasi blutë e Londrës fituan me rezultatin 1-0.

Tashmë në rolin e ndihmësit të Sauthgejtit, Hollandit i është besuar përsëri strategjia për të lënë në hijë një tjetër futbollist me aftësi të jashtëzakonshme, Kilian Mbapenë. Mbetet për t’u parë nëse plani i tij do të ketë përsëri sukses./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online