Anglia është zyrtarisht në Botëror, mrekullia e Andorrës kundër Serbisë zgjat vetëm 54 minuta

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Anglia është zyrtarisht në Botëror. “Tre luanët” kanë mposhtur me rezultatin e thellë 5-0 Letoninë, duke siguruar kështu matematikisht vendin e parë në grupin K. Kombëtarja e drejtuar nga Tuheli renditet e para me 18 pikë të plota dhe me 18 gola të shënuar e asnjë të pësuar.

Ndërkohë në Andorra befasia zgjati vetëm 54 minuta. Lopezi shënoi një gol spektakolar nga mesi i fushës, duke shtangur kështu serbët në minutën e 17 të takimit. Por një autogol vetëm 2 minuta më vonë i hapi rrugën përmbysjes. Vlahoviçi kaloi Serbinë në epërsi në minutën e 54-t, ndërsa Mitroviçi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 77. Kështu, Serbia mori një fitore 1-3 e bashkë me të edhe 3 pikët. Tashmë Shqipëria gjendet vetëm një pikë përpara tyre në vendin e dytë në grup./Sport Ekspres/