Shqipëria U-21 ka vetëm një mundësi për t’u kualifikuar në grupin ku ndodhet dhe të shkojë më tej. Pikësëpari kuqezinjtë duhet të marrin tre pikët në transfertën e fundit që do ta luajnë kundër Anglisë. Në dukje ky është një mision i pamundur për Shqipërinë, por për t’u kualifikuar nga ana tjetër edhe Austria U-21 nuk duhet të fitojë kundër Andorrës U-21.
Megjithatë në kampin kuqezi besojnë edhe te e pamundura. Në një prononcim pas ndeshjes kundër Kosovës sipas “Insporti”, Indrit Tuci nuk është frikësuar aspak dhe shprehet se Anglia nuk ka asgjë më shumë se Shqipëria.
“Ata (anglezët) nuk kanë asgjë më shumë se ne(Shqipëria), vetëm duhet të shkojmë me besim siç i kemi luajtur ndeshjet e tjetra dhe besoj që me ndihmën e zotit mund t’i marrim tri pikët. Loja ndaj Kosovës ishte e luftuar shumë nga të dyja ekipet, luajtëm shumë mirë si Kosova ashtu edhe Shqipëria por vendosi një gol me kokë. Tani do të shikojmë për ndeshjen me Anglinë”, u shpreh Tuci. /Sport Ekspres/