Andrea Pirlo e ka seriozisht me Xhakomo Vrionin, sulmuesin shqiptar që nuk po grumbullohet rastësisht te Juventusi. Që prej largimit të Sarrit dhe afrimit të trajnerit aktual, Vrioni mund të quhet më tepër si lojtar i Juventusit A sesa i të rinjëve.
Futbollisti kuqezi thirret në çdo takim të bardhezinjëve, duke debutuar edhe në ndeshjen kundër Veronës në epokën e re të Pirlos. Përpara takimit me Cagliarin që do të luhet në ditën e nesërme, Vrioni po stërvitet sërish në ekipin e parë. Në duart e një gjeniu po përgatitet edhe e ardhmja e Shqipërisë… /Sport Ekspres/