Besa e Kavajës ka nxjerrë futbollistë të talentuar ndër vite dhe mes tyre që kanë bërë sukses janë Andi Lila e Sokol Cikalleshi. Të dy këta lojtarë kanë zbritur në fushë duke emocionuar fëmijët e akademisë, të cilët inspirohen prej tyre dhe kërkojnë të kenë të njëjtin rrugëtim.
Ishte Lila lojtari që ka shpërndarë dekorimet, në shoqërinë e trajnerëve Ariel Shtini dhe Ornejd Shala. Në këtë mënyrë futbollistët e Kombëtares tregojnë edhe njëherë mirënjohjen për vendin e tyre, Kavajën. /Sport Ekspres/