Çmenduria kalon kufijtë! Nuk pranoi të luante me Realin në “Champions”, Gareth Bale shihet prapë në golf

Nga Klaudio Ndreca

Gareth Bale nuk është një futbollist i lehtë për t’u menaxhuar dhe te Real Madridi ka hapur problematika nga më të ndryshmet. Kjo e fundit i ka kaluar të gjitha caqet e menduara dhe është një çmenduri e madhe. Zidan doli në konferencë për të thënë se marrëdhëniet e tij me uellsianin janë korrekte për ato që duhet të jenë mes një lojtari dhe trajneri.

Kur pyetet në lidhje me mungesën e Bale ndaj Manchester Cityt në “Champions League”, përgjigja e qartë: “Nuk pranoi të luante, ishte dëshira e tij”. E teksa Zidan ishte duke folur, po në Madrid, Gareth Bale ishte duke luajtur golf. Pra madrilenët janë duke paguar shuma marramëndëse për rrogën e uellsianit, i cili nuk pranon të luajë vetëm për arsye të dëshirës së tij dhe gjendet duke luajtur golf. Kjo është më tepër sesa një lojë nervash dhe Bale nuk bën mbrapa… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online