Andi Lila rrëfen skandalin e madh: Rama na i dha si heronjë, tani na hoqën pasaportat diplomatike

Skandali nuk ka të ndalur sa i përket sjelljes së shtetit dhe politikës shqiptare me futbollin dhe veçanërisht ndaj Kombëtares së Shqipërisë. Pasi vëmendja është larguar totalisht pas disa rezultateve negative të marra nga kuqezinjtë, një vendim i pakaptueshëm mbush kupën me gjithë kuptimin e fjalës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur si heronjë futbollistët e Kombëtares pasi arritëm kualifikimin në Europian dhe pas gjithë atij niveli që kemi treguar në kualifikueset për të mbërritur në Francë. Por me mbërritjen e ministrit të ri, Gent Cakaj, lojtarëve kuqezinjë u është hequr edhe dekorimi me pasaporta diplomatike që iu dhanë futbollistëve tanë.

Këtë e ka pohuar vetë Andi Lila për “Procesi Sportiv: “Dua të them një skandal që ka ndodhur. Dekorimin që na bëri kryeministri Rama, na e hoqi ky ministri i ri i jashtëm që ka ardhur, Gent Cakaj. Është vërtet e pakuptueshme. Pas gjithë asaj që bëmë në ato kualifikuese dhe asaj që kemi bërë në Beograd me Serbinë u pritëm si heronjë dhe tani na dërgojnë në “humnerë”. Kjo është 100% e vërtetë”, ka thënë mes të tjerash Andi Lila. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online