Andi Lila është ende i ri, pasi është vetëm 32 vjeç dhe ka ende disa vite në nivele të larta si futbollist, por ndërkohë e ardhmja duhet planifikuar që tani.
Mesfushori, i cili prej vitit 2016 është kthyer te PAS Janina në futbollin grek, kohët e fundit ka nisur studimet për trajner.
Futbollisti i kombëtares sonë, një ndër lojtarët më të aktivizuar me fanellën kuqezi, është në Tiranë, duke marrë licencën UEFA B, për të nisur karrierën e trajnerit kur ta mbyllë me futbollin e luajtur.
Nuk është i vetmi, sepse para tij shumë lojtarë të kombëtares kanë marrë një licencë të tillë, ndërkohë që Lila është mjaft i lidhur me Shqipërinë dhe në planet e tij është kthimi në atdhe, duke shpresuar të punojë në Superiore, ashtu si Bledi Shkëmbi e lojtarë të tjerë të njohur.