Ançeloti i refuzoi, Brazili hedh sytë nga “special one” për t’u rikthyer te lavdia

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Brazili vazhdon të mbetet në kërkim të një trajneri të ri për Kombëtaren. Ançeloti ishte emri që u lakua tepër për të marrë drejtimin e “seleçaos”, por trajneri Italian vendosi përfundimisht për të ardhmen e tij. Ai refuzoi 5 herë kampionët e botës dhe zgjodhi të rinovonte me Realin e Madridit.

Tashmë Federata e Brazilit ka hedhur sytë nga Roma, atje ku ka piketuar Zhoze Murinjon. Brazilianët mbajnë shpresat te “special one” për t’u rikthyer te lavdia. Megjithatë Murinjo ka mohuar te jetë kontaktuar zyrtarisht nga punonjësit e Federatës Braziliane të Futbollit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *