Analiza taktike te Tirana-Kukësi! Karabeci nuk e bënte dot Bathën, u tregua se kush ka ekipin më të mirë në Superiore

0

Analiza taktike te Tirana-Kukësi e përgatitur për “Sport Ekspres” nga Oltijon Kërnaja

Tirana-Kukesi

Kryendeshja e javës përballi dy vendet e para në Superiore. Të dy ekipet vinin me mungesa të rëndësishme. Tirana nuk kishte mesfushorin Batha dhe mbrojtësin Doka, ndërsa Kukësi vinte pa Obanor dhe Shkurtaj. Tirana e nisi lojën me skemën 1-4-2-3-1:

Lika

Vangjeli-Muca-Hioxhallari-ismajlgeci

Celhaka- Karabeci

Cobina-Torasa-Cale

Ngo

Ndërsa Kukësi nisi lojen me skemën 1-4-3-3:

Xhika

Maliqi-Lulaj-Krasniqi-Kotobelli

Rroca-Musolli-Limaj

Abazaj-Coper-Et’hemi

Tirana me mungesat e Dokës dhe Bathës, trajneri Egbo kishte menduar të ndërronte dhe rreshtimin e ekipit, nga 1-4-3-3  në 1-4-2-3-1.

Kjo solli nje ç’balancim të ekipit dhe asnjëherë Tirana të dali tek ekipi që jemi mësuar të shohim. Prishja e balancave nisi nga mbrojtja. Tirana kishte gjetur stabilitet në mbrojtje me dyshen Vangjeli- Muça, ndryshe nga Muça-Hoxhallari, të cilët kanë hapur probleme edhe në ndeshjet e tjera kur kanë luajtur së bashku. Një tjetër prishje balancash nga Egbo ishte dhe ndryshimi në mesfushë. Me mungesen e Bathës, trajneri aktivizoi Karabecin, i cili ka të njëjtat cilësi me Celhakën, por jo si ato të Bathës. Duke u aktivizuar Karabeci-Celhaka, atëherë ekipi humbte shumë në krijmtarinë e lojës sulmuese dhe ishte shumë e avashtë në mbylljen e aksioneve kundërshtare.

Shehi pavarsisht mungesave kishte vendosur që mos të ndërronte rreshtimin e ekipit, por zëvendesimet të bënte me lojtarët që luajnë në të njëjtën pozicion me ata që mungojnë. Coper-Shkurtaj dhe Obanor-Lulaj.

Kukësi i’u besoj gjithë lojën individëve të veçantë duke parë dhe Tiranën që bënte shumë pak në pjesën sulmuese atëherë Kukësi kishte vendosur të mbrohej me bllokun prej 5 lojtarësh: Maliqi-Lulaj-Krasniqi-Kotobelli

Dhe para tyre Musolli. Ky grup i kishte dhënë liri më shumë lojtarëve si Rroca ,Et’hemi , Limaj dhe Abazaj, që mos të harxhonin energji në lojen mbrojtëse sepse Tirana sulmonte  me shumë pak futbollistë, maksimumi 3 të tillë, si Ngo-Cobina-Cale, apo Ngo-Cobina-Torasa. Prandaj u pa Limaj më afër portës së Tiranës dhe Rroca që ndihmonin Abazaj-Coper-Et’hemi. Një ndeshje ku Kukësi tregoi që ka ekip individual më të mirë se Tirana. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.