Analiza taktike te Laçi-Kukësi/ Ekipi i Shehit fut ujë kudo në mbrojtje, tregoi se nuk është për titull kampion

Analiza taktike nga Oltijon Kërnaja për “Sport Ekspres” ndeshjen mes Laçit dhe Kukësit e përfunduar 2-0

Laçi -Kukësi

Ishte ndeshja kryesore e javës! Ekipi i Laçit hyri ne fushë me objektiva te qarta, marrjen e 3 pikëve! Ndërsa Kukesi ishte pa busull! Formacionet:

Laçi

1-4-2-3-1

Stajila

Frangaj- Ignjatovic-Selmani-Turkaj

Deliu-Shehu

Xhixha-Teko-Lushkja

Greca

Kukësi

1-4-3-3

Xhika

Maliqi-Lulaj-Teqia-Musta

Rroca-Musolli-Limaj

Et’hemi-Shkurtaj-Abazaj

Cungu këtë herë kishte në vend të sulmuesit kryesor, Nwabueze të dëmtuar, kishte vendosur Grecën, si një numër 9 false! Falë shpejtësisë së Grecës por edhe të tre lojtarëve që ishin në mbështetje të tij, Teko-Xhixha-Lushkja, ekipi i Lacit nuk kishte një pikë fikse në sulm. Kjo i krijoji vështirësi mbrojtësve të Kukësit, e cila është shumë e avashtë dhe gjithmonë humbte duelet e shpejtesisë! Por ndryshe nga herët e tjera, këtë ndeshje Laci ishte edhë zotëruesi i topit dhe me një presing agresiv te cilën e karakterizon këtë skuadër! E gjithë ndeshja foli për ekipin e Lacit. Kukësi si gjithmonë niste ndeshjen i favorizuar, në letër por në fakt, ndodhi e kundërta!

Kukësi me mbrojte që ‘fut ujë’ nga cdo anë e sajë. Me një manovër sulmuese, që nuk prodhon asgjë, me topa te gjatë, që nuk i përshtatet lojtarëve teknik dhe të shpejtë që ka në vijën sulmuese! Kukësi tregoi se nuk është për titull kampion, Tirana e ka çështje ditësh. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *