Analiza e ndërtuar nga Oltijon Kërnaja për “Sport Ekspres”
Kukësi-Partizani Krye ndeshja e javës! Kukësi vinte me rreshtimin.
1-4-2-3-1.
Xhika në portë.
Dragoshi-Bytyçi-Kurdiç-Kotobelli
Taipi- Demiri
Leira-Ibrahimi-Gashi
Eze.
Josa kishte menduar të ndryshonte mënyrën e rreshtimit. Zakonisht Kukësi luan me rreshtimin 1-4-3-3, duke parë që pjesën ofensive e ka shumë cilësore. Por këtë herë, pavarësisht që janë po të njëjtët lojtarë, mënyra e rreshtimit është ndryshe. Para 4 mbrojtësve kishte vendosur të luante me dy gjysëm ekranë, Demiri-Taipi, të cilët do ndihmonin ekipin ne fazën mbrojtëse, duke i dhënë lirshmëri Ibrahimit pas krahëve të Eze.
Kukësi kishte menduar të luante më shumë me kundërsulme duke i lënë hapësira dhe territor Partizanit, duke tentuar ta rrezikonte me kundërsulme nga krahët me Gashin-Leira. Falë aftësive të tyre dhe duke menduar që pika më e dobët e Partizanit janë mbrojtësit e krahut. Por shumë pak herë arriti ta rrezikonte!
Partizani vinte me rreshtimin.
1-4-3-3
Hoxha-
Mala-Bitri-Belica- Hakaj
Murataj-Broja-Bardhi
Asani-Junior-Çinari.
Trajneri Daja vinte me disa surpriza në formacion, nëse jeni mësuar me Esat Mala në rolin e mbrojtësit të djathtë. Surpriza tjetër ishte Bardhi në rolin e mesfushorit të qëndrës! Mbrojtja vinte me të njëjtët lojtarë Mala-Bitri-Belica-Hakaj, ku sot kishin shumë punë në manovrat sulmuese.
Murataj-Broja-Bardhi.
Broja ishte stabilizues, mes dy reparteve, ndërsa Murtaj dhe Bardhi do të mbështesnin aksionet sulmuese, ku duhet te merrnin shumë metra me topin dhe të sulmonin hapësirat boshe.
Sulmi
Asani-Junior-Çinari
Partizani në pjesën ofensive luante me 9-fallco pa një sulmues të mirëfilltë.
Taktika e vendosur, nga Daja ishte e qartë, qarkullim i dendur i topit.
Duke studiuar Kukësin dhe duke kuptuar që do t’i luante me kundërsulm, atëherë kishte vendosur që të kishte qarkullim të dendur të topit! Edhe nëse ndonjë aksion nuk shkonte mirë, topi kthehej deri tek dyshja e mbrojtjes, Belica-Bitri për te filluar një aksion tjetër.
Ndërsa Broja bënte stabilizuesin, Bardhi ishte ai që prishte rreshtimin e Kukësit, duke avancuar me topin, fitonte metra, dhe superioritet numerik Partizani dhe gjithmonë ekipi i Dajës sulmonte me numër të larte lojtarësh. 5-6 futbollistë ishin gjithmonë në zonën e Kukësit. Asani me Çinarin ndryshonin rolet shume shpesh duke sjell çrregullim në mbrojtjen e Kukësit. Kardozo duhet të lëvizte pa top për të krijuar zonën për Muratajn, i cili di shumë mirë të sulmojë zonat e krijuara mes reparteve. Daja fitoi ndeshjen duke mos i lënë asgjë rastësisë. Kukësit nuk duhet t’i lësh topin pasi mund të krijojë probleme nga çasti në çast mes individëve. /Sport Ekspres/