Si u bë Real Madrid mbret i Evropës për herë të katërmbëdhjetë? Përsëritja e suksesit të kampionëve të Spanjës në ndeshje të mëdha është sa mahnitëse aq edhe e palogjikshme në pamje të parë. Megjithatë, një analizë e kujdesshme e finales së Champions League tregon disa pika të rëndësishme që vendosin suksesin për Ancelotin.
Ashtu si edhe ndaj Manchester City, kur Real Madridi e përmbysi ndeshjen për të tretën herë radhazi në këtë sezon të Champions League. Ato ndeshje kërkuan një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme psikologjike nga lojtarët e Realit që i mbijetoi dominimit të një rivali tjetër. Liverpooli, në përcaktimin e përgjithshëm të ndeshjes, i privoi “Los Blancos” mundësinë për të kaluar nga mbrojtja në sulm, por në fund humbi pas… të vetmes goditje në portë nga lojtarët e Ancelottit. Statistikat tregonin se skuadra e Klopp duhet ta fitonte pastër këtë ndeshje, por një analizë më e thellë e strategjive të të dyja skuadrave tregon se Reali di të shfrytëzojë pikën e dobët të rivalit.
Në pjesën e parë të ndeshjes, të dyja skuadrat morën sulme pozicionale, duke përdorur lartësi të ndryshme në daljen përpara, derisa Liverpool më në fund mori përsipër zotërimin e topit. Lojtarët e anglezëve përdorën ndërrime karakteristike në ndërtimin e sulmeve të tyre, më shpesh nga krahët, ku trekëndëshat u formuan nga Trent Alexander-Arnold, Mohamed Salah dhe Jordan Henderson. Ky i fundit, si mesfushori më i avancuar, u shfaq shpesh në vijën e parë të sulmit të “The Reds”, të cilët më pas formuan strukturën 2-3-5.
Reali, megjithatë, kishte një mbrojtje të ngushtë dhe treshja e mesfushës Casemiro-Kroos-Modri? ishin pranë njëri-tjetrit. Braziliani, gjermani dhe kroati nuk lejuan që kundërshtari të depërtonte në zonën e tyre dhe presioni që ata bënë ndaj kundërshtarit më të afërt, bëri që këta të fundit të ktheheshin menjëherë drejt portës së tyre.
Reali ishte në formacionin 4-5-1, shkonte në atë 5-4-1, por edhe në 6-3-1 kur Vinicius dhe Valverde vinin për të mbrojtur në krahë. Anglezët ushtruan presion të madh te kundërshtari aq sa po i detyronin madrilenët që ta pasonin topin në mënyrë të pakontrolluar, duke ia dorëzuar menjëherë kundërshtarit.
Nëse lojtarët e Klopp luajtën kaq mirë, pse humbën në fund? Përpjekja për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje duket e vështirë sepse vetëm katër goditje nga Reali në teori nuk duhet të mjaftojnë që Madridi të ngre lartë trofeun e Champions League. Megjithatë, lojtarët e Ancelottit shfrytëzuan disavantazhin kryesor të sistemit të Liverpul.
Goli i Vinicius dukej se erdhi teksa presioni i Liverpulit nisi të zbehej pak, nisur edhe nga sistemi i përdorur. Lojtarët e Ancelottit e shfrytëzuan këtë. Ishte Luka Modric që provokoi daljen nga zona anësore e Andy Robertson që duhej të linte prapavijën për të ndjekur kroatin në gjysmëfushën e tij. Në këtë moment vjen menjëherë pasimi kirurgjikal i Modric që nxjerr në disavantazh numerik kundërshtarin. Mbrojtësi e Liverpulit ishin në kaos pasi nuk e dinin qartë nëse duhej të mbulonin rivalin në 1 kundër 1, të shkonin më afër zonës së portierit për ta mbrojtur apo të aplikonin kurthin e pozicionit jashtë loje.
Një hezitim i tillë është shumë normal në një moment kur mbrojtësit vijnë me shpejtësi për t’u vendosur nga mesfusha në zonën afër portës. Kështu hezitimi i Alexander Arnold bëri që të humbej kontrolli i Vinicius, i cili realizoi golin e vetëm të ndeshjes. Liverpool nuk ka qenë në gjendje të krijojë një mundësi po kaq të pastër shënimi. Kundërshtarët përdorën një bllok të ngushtë mbrojtës me pothuajse të gjithë lojtarët nën vijën e topit dhe lojtarët e anglezëve nuk i nxorën futbollistët e Madridit jashtë zonave të tyre me lëvizje pa top. Në vend të kësaj, ata u rreshtuan rreth mesfushës së “Los Blancos” të cilët kishin pamje të qartë dhe po lëviznin me shpejtësi drejt lojtarit me top. /Sport Ekspres/