Analiza e Superiores/ Tirana në 35 më të mirat e Europës, përkrahë Liverpool, Juventus e gjigantëve të futbollit

Superiorja ka mësuar para pak ditësh edhe datën kur do të zbresë sërish në fushë për të vahzduar nga aty ku e la dy muaj më parë. Ndërprerja do të gjente Tiranën në vendin e parë me 9 pikë të shkëputur nga ndjekësi më i afërt, Kukësi. Bardheblutë kishin nisur një vrull që zor se ndalej nga kundërshtarët e tyre dhe këtë e kanë vënë re të gjithë. Madje edhe statistikat flasin pastër për ta.

FSHF ka publikuar ditën e sotme analizën e radhës për Kategorinë Superiore, e cila është bërë nga Alarico Rossi, Drejtori i Departamentit të Analizës, Inovacionit dhe Skautizmit. Vëmendja këtë herë kthehet te pikët e marra nga klubet. E nëse llogarisim mesataren e pikëve për ndeshje, padyshim që Tirana është ajo që kryeson listën, duke qenë edhe e vetmja me 2.038 të tilla, ndërsa Kukësi e ka këtë raport të pikëve dhe ndeshjeve të luajtura 1.692.

Por kur kjo statistikë aplikohet edhe për klubet e tjera europinae, atëherë shohim se Tirana renditet e 32-ta ndër 35 skuadrat më të mira në këtë aspekt. Lista kryesohet nga Liverpooli i jashtëzakonshëm i këtij sezoni e mbyllet nga Manchester City. Ndërsa sa i përket mesatares së pikëve për të gjithë kampionatin, atëherë Superiorja e sheh veten ndër ligat më të ekuilibruara të europës, ku diferencat mes ekipeve në klasifikim nuk kanë luhatje të mëdha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Analiza e plotë e publikuar nga FSHF:

Alarico Rossi – Drejtor i Departamentit të Analizës, Inovacionit dhe Skautizmit në FSHF.

Europa është duke punuar për rifillimin e kampionateve. Klasifikimet janë të ndalura dhe përshkruajnë çfarë ka ndodhur me kampionatet përpara pandemisë. Në disa raste, flitet për mesatare pikësh për të përllogaritur meritat sportive të skuadrave, në rastin se ndeshjet e luajtura janë të njëjtat dhe kampionati nuk rifillon. Kemi provuar të përllogarisim mesataren e pikëve të kampionateve europianë, dhe kanë dalë të dhëna shumë interesante.

Mesatarja e pikëve dhe raporti ndërmjet pikëve në klasifikim dhe ndeshjeve të luajtura. Në Shqipëri të gjithë skuadrat kanë luajtur 26 ndeshje përpara ndërprerjes dhe klasifikimi i mesatares së pikëve është vetëm një mënyrë e ndryshme për të llogaritur klasifikimin.


Kjo llogaritje mund të aplikohet edhe për skuadrat europiane. Është një mënyrë për të pasur një parametër unik që do të ndihmojë për të krahasuar ecurinë e skuadrave në kampionate të ndryshëm. Në 35 skuadrat e para të Europës gjejmë vetëm Tiranën, në vendin e 32-të.


Më pas kemi shkuar përtej, duke përllogaritur mesataren e pikëve për cdo kampionat në Europë. Dhe këtu vjen surpriza: kampionati shqiptar është një ndër kampionatet më të ekuilibruar dhe të paqartë për vendimet finale në të gjithë Europën.


Për këtë klasifikim, vlera maksimale që mund të sigurohet është 1,5, minimumi 1. Në këtë rast, të kesh një vlerë të ulët për pikët mesatare të skuadrave në kampionat do të thotë që jo vetëm ka shumë barazime, por edhe që skuadrat e para në klasifikim humbasin më shpesh kundër skuadrave me pozicione të ulta në klasifikim. Përfundimi i këtij kampionati të ekuilibruar, me një luftë të hapur në të gjitha frontet, mund të jetë një stimul më i madh për të gjithë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online