Gianluca Comotto ka dhënë një intervistë për “FirenzeViola.it”, ku është përqendruar së tepërmi te zbulimi i Kupës së Botës, Sofyan Amrabat. Ish-menaxheri i Fiorentinës tregon se shkonte shpesh ta shihte në stadium si atë, edhe Kumbullën. Të dy lojtarët ishin objektiva të vjollcëve, por në fund vetëm Amrabat zbarkoi në Firence, ndërsa Kumbulla shkoi në Romë.
“Po flasim për një lojtar që e njoh shumë mirë. Kur punoja te Fiorentina, shkova ta shihja shumë herë në Verona, si atë ashtu edhe Kumbulën. Lojtarët duhen parë më shumë sesa për cilësitë, të dukshme në rastin e Amrabatit, për kontekstin në të cilin janë futur. Amrabat është një lojtar që jep gjithçka kur skuadrat nuk e bëjnë posedimin e topit arsyen e tyre për të luajtur, ai është një rifitues i madh i topit”, ka thënë Gianluca Comotto./Halit Delibashi-Sport Ekspres/