Aludimet për Ardian Ismajlin/ Mungesa e mbrojtësit në Serinë A para Kombëtares, kjo është e vërteta

Ardian Ismajli nuk ka qenë i pranishëm në sfidën e fundit që Empoli ka fituar ndaj Bologna në shifrat 4-2. Pikërisht në atë përballje ku do të shënonte edhe futbollisti tjetër i Shqipërisë, Nedim Bajrami. Në disa media u raportua se Ismajli po kthehet në alternativë të dytë dhe trajneri nuk po i beson më në bazë të performancave që ka treguar në këto ndeshje të para. Por e vërteta është krejtësisht ndryshe!

Ismajli nuk ka qenë i pranishëm për sfidën ndaj Bolognas për shkakun e një dëmtimi që ka pësuar në stërvitje. Në bazë të informacioneve që siguron Sport Ekspres, lëndimi nuk është serioz për Ismajlin dhe pritet që të jetë për finalet e Shqipërisë në tetor si një garanci në prapavijë. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *