Allmuça lëshon alarmin: Kukësi do të vuajë këtë sezon!

Igli Allmuça, ish-mesfushori i Kukësit dhe i shumë skuadrave në Superligë, i ftuar si opinionist në RTSH, ka lëshuar alarmin: “Kukësi do të vujaë këtë sezon në mesfushë, nëse në merkato nuk bën fuqizime dhe vërtet është mbyllur. Nuk shoh cilësi dhe e shoh të hasë vështirësi. Tirana dominoi edhe kur Kukësi ishte me 11 lojtarë. Për 90 minuta luajti njësoj. Atë lojë që donte të bënte Kukësi, e bëri Tirana”.

Mbrojtja e Kukësit? “Ndikoi edhe dalja e Shametit, por edhe në krah pati pak problem. Edhe Rustem Hoxha do kohë të përshtatet. Gjithsesi, do të jetë tjetër Kukësi në kampionat dhe tjetër motiv do të ketë, ndaj s’duhet marrë shumë për bazë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *