Allmuça: Mendjen te Besa, pa pretendime përballë Flamurtarit

Trajneri i Dinamos, Igli Allmuça, tregoi se skuadra e tij nuk kishte pretendime në Kupë, duke krijuar hapësirë për të aktivizuar lojtarët e rinj. Objektivi Superiore mbetet një “mollë e ndaluar”: “Duke pasur parasysh se në fundjavë na priste një ndeshje delikate me Besën, duhej të përgatiteshim për të synuar një rezultat pozitiv. Flamurtari është një skuadër shumë solide, ndaj nuk rrezikuam me skuadrën për ndeshjen e Kupës. Diçka të tillë e kemi bërë çdo vit. Kjo është një mundësi për t’u dhënë minuta dhe atyre lojtarëve që nuk kanë pasur shumë hapësira. Kishte dhe probleme, por pjesa më e madhe e lojtarëve dhanë sinjale pozitive. Kam besim se me Besën do e nisim mbarë kampionatin, duke u bazuar te ndeshjet miqësore. Nuk duhet të jemi euforik, pasi ndeshjet zyrtare kanë tjetër seriozitet nga miqësoret. Aftësitë e këtyre futbollistëve janë dhe nga njëra ndeshje në tjetrën besoj se do të rriten akoma më shumë. Ne kemi bërë një merkato me elementë të rinj dhe shpresojmë të ecin mirë. Superiorja? Dinamos i duhet stadium, më pas të pretendojë për Superiore”, përfundoi Allmuça.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online