Alla paguan barazimet e fundit, sot ndaj Kamzës në stol

Kukësi këtë herë mund ta ketë organikën e plotë, me trajnerin Mlladen Milinkoviç që ka luksin të përzgjedhë formacionin e tij më të mirë. Dëmtimet e kanë penalizuar shumë ekipin verilindor, që është dashur në shumë raste të improvizojë për të dalë nga situata. Pushimi i krijuar nga ndeshjet e përfaqësueseve bëri që kuksianët të gjenin lojtarët e dëmtuar. Hallaçi dhe Zeqiri janë plotësisht gati, ndërsa Shameti ka shtrënguar dhëmbët dhe ka dashur që të kthehet me çdo kusht. Musolli po ashtu është bashkuar me skuadrën pas grumbullimit me Kosovën. Ekipi është grumbulluar që dje në një nga hotelet në periferi të kryeqytetit dhe i kanë dhënë fund përgatitjeve me seancën e zhvilluar paraditen e djeshme.

Edhe pse trajneri ishte ai që kërkoi që të mbante në ekip lojtarët e prapavijës, tashmë duket se i ka ndryshuar disi llogaritë. Sot pritet që në dispozicion të jenë Alla dhe Shameti, megjithatë vetëm gjirokastriti pritet të jetë në fushë dhe Alla do të marrë faturën e fazës së parë, duke u spostuar në stol. Ndërkohë Musolli është bashkuar vetëm dy dit me ekipin dhe nuk do ta nisë nga minuta e parë. Në sulm konfirmohen Guri dhe Bakaj, me Alijev që duhet ta ndjekë ndeshjen nga stoli deri në momentin që Milinkoviç do e shohë të arsyeshme.

Formacioni i mundshëm Kukësi (4-2-3-1)

Koliçi – Hallaçi, Shameti, Hoxha, Rrumbullaku – Kërkotiç, Zeqiri – Ethemi, Bakaj, Kale – Guri

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *