“All In” Konte, Morata, Higuain, ose Obamejang!

 

Pasi humbi shansin për të marrë Lukakun, Çelsi tashmë do të hakmerret ndaj Junajtid dhe është hedhur në sulm për njërin nga tre sulmuesët  

“Çelsi po përgatit një ofertë prej rreth 80 mln euro për Alvaro Moratën”. Ka qenë ky lajmi që ka ardhur direkt nga Spanja, teksa ka qenë gazeta e përditshme “AS” ajo që ka shkruar në të përditshmen e së hënës për një interesim konkret të  bluve të Kontes për madrilenin. NNjë zgjidhje thuajse e papritur deri javën e shkuar, kur dukej se do të ishte Mançester Junajtid skuadra më pranë sulmuesit spanjoll. Me ardhjen e Lukakut – “të rrëmbyer nga kthetrat e Çelsit” – “Djajtë e Kuq” të Murinjos kanë ngadalësuar hapin për të përfituar shërbimet e lojtarit, duke ia lënë atë të lirë Antonio Kontes.

MORATA – Sipas burimeve që janë të përfshira në këtë operacion, spanjolli ka kaluar edhe Andrea Belotin në preferencat e drejtuesve, me klubin e Londrës gati të prezantojë një ofertë për Realin prej rreth 80 mln eurosh. Për momentin, Zidani vazhdon të kërkojë 90 mln euro për të lëshuar lojtarin, por duket se ndjesia është se vetë Morata ka dëshirë të largohet dhe mund të arrihet në një akord. Spanjolli do të luajë edhe për shkak të Botërorit të Rusisë, çka te Reali e ka të vështirë.  Pastaj kjo, për Konten, do të ishte përgjigja më e mirë si “hakmarrje” ndaj Murinjos.

HIGUAIN – Ndërkohë, edhe pse Morata është dëshira e parë e Kontes, nuk përjashtohet mundësia se, në rast të ndonjë mungese akordi mes Çelsit dhe Realit, trajneri italian të ndërhyjë për të marrë në Londër sulmuesin argjentinas të Juventusit, Gonzalo Higuain. Higuain, që ka kushtuar 90 mln euro (Juventusi e mori para një viti te Napoli), duket se për momentin është mirë te Juventusi dhe nuk i ka shkuar ndërmend që të largohet. Por varet se sa do të jetë oferta. Sigurisht që, më shumë se sa 80 mln euro Çelsi nuk ka ndërmend që të paguajë, teksa këtë nuk do ta bënte as për Moratën. Por a është e gatshme Juve që të negociojë për këtë shifër dhe të privohet nga sulmuesi kryesor? Kjo mbetet për t’u parë. Ajo që dihet është se Çelsi do një sulmues të parë dhe është gati të japë deri në 80 mln euro për të. Morara, apo Higuain?!

OBAMEJANG – Sigurisht që nëse ka një sulmues që, në rast se Morata, apo Reali nuk do të gjenin gjuhën e përbashkët me Çelsin, do të ishte i dëshiruar nga Konte ai është padyshim, Pier Emerik Obamejang. Sulmuesi afrikan që është kërkuar me ngulm edhe nga Milani, sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle, është në listën e Antonio Kontes, i cili do të sigurojë patjetër një sulmues të mirë pas humbjes së shansit për Lukakun. Obamejang vlen 70 mln euro dhe Dortmundi mund të pranojë një ofertë edhe më të vogël, por është lojtari që do të pyetet nëse do të shkojë, apo jo Çelsi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online