Alegri: Një ndeshje për titull, por jo vendimtare

Fundjava eklipsohet nga supersfida e Seria A, Juventus-Inter, me zikaltrit në krye të renditjes dhe bardhezinjtë në ndjekje. Masimiliano Alegri, në një konferencë për shtyp shpjegon: “Fitorja në Napoli ishte një hap përpara. Por, një ndeshje e rëndësishme është Juve-Inter. Ne do të ballafaqohemi me të parët e kampionatit. Kemi siguruar kalimin e raundit në Ligën e Kampionëve dhe tani duhet të përmirësojmë gjendjen fizike të disa lojtarëve, e cila nuk është optimale. E gjithë skuadra duhet të arrijë në një gjendje të mirë.

“Unë jam i sigurt jo aq shumë për nesër, por për pjesën tjetër të sezonit. Nëse është një sfidë titulli? Nëse kjo thuhet për shkak se luajnë dy ekipe, që do ta sfidojnë deri në fund kampionatin, po. Por, nuk vendoset titulli në këtë përplasje. A do të jetë Dibala? Duhet ta vlerësoj situatën, dikush ka luajtur shumë dhe sot do të pushojë, por do të jetë në dispozicion. Sigurisht, kemi nevojë për energji të freskëta. Dyshimi i vetëm është se Bufon vështirë se do të jetë në lojë. Ne do ta shqyrtojmë sot, por është e vështirë. Unë duhet të vendos nëse do të luaj me 2, 3, ose 4 lojtarë përpara. Kam pak konfuzion në kokën time. Ndoshta ky diell do t’i sqarojë pak dilemat e mia.

“Mendoj se Kielini do të kthehet, ne kemi humbur për momentin Bufon, Lihshtajner, Manxhukiç… Dikush nuk është në gjendje optimale, thjesht sepse ka humbur disa trajnime. Ashtu si Pjaniç, i cili ka për të gjetur gjendjen e tij më të mirë, ashtu si Dibala. Nisur nga situata e krijuar në klasifikim, këtë edicion do të jenë përplasjet e drejtpërdrejta ato që do të bëjnë dallimin. Ndeshja e së nesërmes duhet të jetë një stimul i madh, ne luajmë kundër të parit në renditje. Interi i ka numrat e çmendur, si mbrojtjen më të mirë etj. Ka një frymë të rëndësishme. Spaleti është duke bërë një punë të mrekullueshme. Dhe pastaj është derbi italian, do të jetë një sfidë e bukur për t’u luajtur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *