“Jemi duke punuar mirë këtu në SHBA, sidomos në mbrojtje. Pas turneut, skuadra do të gjendet më 8 gusht dhe do të kemi 10 ditë për të përgatitur kampionatin”.
Nesër, Juventusi do të përballet me Benfikën në International Champions Cup dhe nga Nju Xhersi, trajneri Masimiliano Alegri ka dhënë konferencë për shtyp: “Me Benfikën do të jetë një test i mirë ndaj një ekipi niveli”.
“Kanselo? Eshtë i ri, por ka potencialin për t’u bërë një nga mbrojtësit e krahut më të mirë në botë. Do të luajmë me 4-4-2, Kanselo në të djathtë, Beruato në të majtë, Kielini në mes dhe duhet të zgjedh tjetrin”.
“Më pas, Pjaniç, Kedira, Markizio, Bernardeski, Favili dhe Pereira. Në portë sipas pjesëve, Shezni dhe Perin”.
Pas formacionit, hapësirë për Ronaldon… “Është një vlerë e shtuar për ne. Ka përvojë ndërkombëtare, një futbollist i madh që kam kënaqësi që do të stërvis. Ky do të jetë viti më i vështirë për ne: skuadrat do të jenë edhe më të ashpra përballë nesh sepse vijmë pas 7 titujsh radhazi dhe ka ardhur një lojtar klasi botëror si Ronaldo”.
“Të gjithë do të duan ta ndalin. Shoh shumë entuziazëm në xhiro dhe nuk më pëlqen. Kristiano është kampion, por është normaliteti. Duhet të jetë normaliteti”.
“Çfarë i thashë kur u pamë? Folëm për lumturinë me të cilën u prit dhe zgjedhjen që bëri. Është një moment relaksi për të dhe nuk folëm për futboll”.
Pas Alegrit, edhe Kanselo ka folur në konferencë: “Alegri më ka bërë që të ndihem mirë. Duhet të fitoj vendin në formacion me punë dhe përkushtim. Por, e di që me ndihën e shokëve do t’ia dal”.