Alegri, ende i pakënaqur: Po pësojmë shumë gola!

Trajneri ka për të gjithë: “Higuain do t’a gjejë golin. Paulo? Duhet të ketë kujdes kur jemi në avantazh. Por sot ishte për komplimente”

Alegri është nxehur edhe dje, kur ka parë ndonjë hutim në pjesën e dytë nga të tijtë. Por “perlat” e Dibalës dhe arritja e kreut me pikë të plota bashkë me Interin dhe Napolin e kanë qetësuar. Humbja me Barçën tashmë është hedhur pas krahëve. “Juventusi ka qenë gjithnjë e vërtetë, – ka thënë trajneri i Juves në Mediaset Premium”. – Në Barcelonë mund të humbësh, edhe pse na erdhi keq. Në “Camp Nou” kemi bërë një pjesë të parë të mirë, teksa në të dytën kemi ngadalësuar dhe u hutuam. Një gjë që ndodhi edhe këtu kur ishim duke udhëhequr 2-0, nuk duhet të pësonim gol”. A është i kënaqur të paktën Maks? “Nuk ka probleme, janë thjesht çështje të lidhura me leximin e ndeshjes. Në disa momente loje mund të ndodhë ndonjë rënie tensioni, kur një gjë e tillë ndodh, mjafton të hutohesh, duhet ta mbledhësh veten. Për këtë duhet të punojmë, por në përgjithësi djemtë kanë bërë diçka të mirë dhe meritojnë komplimenta”.

HIGUAIN – Higuain ka mbetur sërish pa shënuar por duket se nuk ka asnjë “çështje”. “Ai po impenjohet, po kalon një moment në të cilin shënon pak, por do të vijë edhe momenti i tij. Nuk duhet të mendohet, sepse sa më shumë kërkon golin, aq më pak e gjen. Ka punuar shumë për skuadrën dhe gjithsesi e vetmja gjë që vlen është të fitojë ndeshjet.

DIBALA – “Tani shënon Dibala, në të ardhmen do të mendojmë të shpërndajmë golat. Paulo vazhdon të përmirësohet, por duhet të bëjë më mirë kur të jemi në avantazh. Sepse kur jemi në avantazh lëshojmë pak, teksa duhet të shtyjmë më shumë. Por ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”.

MILANI – “Milani nuk është jashtë garës për titull, sezoni është ende i gjatë. Dëmtimet për momentin nuk më shqetësojnë, sepse kam lojtarë më vlerë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online