Trajneri i bardhezinjve: Barça, nuk e di pse, më del gjithmonë përpara. Ndaj Xhenoas dua kujdes, kemi pësuar 3 gola në 27’ vjet
Në fillim Xhenoa, më pas Barcelona në Champions. Është mirë të qëndrojnë të përqëndruar sepse sezoni i shkuar i kuqebluve ka tërbuar Juventusin. “Një vit më parë, në “Marassi”, kemi pësuar 3 gola në 27 minuta, që na e kanë bërë malore ditën. Kemi tentuar të rikthehemi në ndeshje, por ka qenë vonë”, ka thënë Maks Alegri, trajneri i bardhezinjve, që, në lidhje me formacionin ka ende ndonjë dyshim duke parë gjendjen jo optimale të Dagllas Kostës dhe Matuidisë. Për të parin, “duhet të vendos nëse do ta aktivizoj që në fillim, ose jo. Ai po integrohet dhe po rrit ngarkesat e punës. Si Matuidi ashtu edhe Bentakur po përmirësohen edhe Bernardeski dhe De Shiljo”. Dhe, duke parë formën jo optimale të disave, Alegri sqaron se, “Rugani ka shumë shanse nesër, për të do të jetë një vit i rëndësishëm. Mund të luajë shumë ndeshje. Aleks Sandro do të jetë, alternativa në të majtë është De Shiljo, duke parë që Asamoa nuk është grumbulluar. Do të luajmë me dy në mesfushë, ndonjëherë edhe me tre, apo me tre e gjysëm. Kjo varet nga momentet e sezonit dhe gjendja e lojtarëve. E rëndësishme është të kesh zgjidhje të shumta”, ka vijuar Maks.
RIVALËT – Për Alegrin, Milani është një nga kandidatet për titull. Nuk ka dyshime trajneri i bardhezinjve. “Kuqezinjtë kanë bërë një merkato të rëndësishme, me lojtarë shumë të mirë dhe janë kandidatë për vendet e para. Kjo është një e mirë për futbollin italian ashtu si edhe për Interin. Milani favorit? Nëse them se kuqezinjtë janë favoritë, do të më përgjigjen që favoritja është Juve. Pra, le të themi që Milani, Interi, Napoli, Roma dhe Juve do të luftojnë për katër vendet e para”.
BARÇA – “Nuk e di se përse Barcelona më del gjithmonë mua në short, – buzëqesh Alegri kur komenton shortin e grupeve të Champions League-s. – Por kualifikimi takon nga transfertat dhe të luash menjëherë në “Camp Nou” mund të jetë një avantazh. Në rast fitoreje kemi më shumë mundësi të kalojmë”.