Albpetroli prezanton trajnerin, por ka vetëm gjysmë ekipi

Duket e paevitueshme në Shqipëri. Mungesa e strategjive afatgjata të klubeve, ndryshimi rrënjësor i skuadrave vit pas viti, dhe situata kur trajnerët e gjejnë veten të punojnë me gjysmë ekipi.

I ndodhi Ilir Dajës në ditët e para te Flamurtari. Në të njëjtën situatë ishin edhe Orges Shehi sapo u emërua te Skënderbeu, apo Bledar Devolli te Kamza. Kur kjo ndodh në elitë, imagjinoni në kategoritë e ulëta.

Skena u përsërit në Patos. Elidon Demiraj u emërua në stolin e Albpetrolit, në Kategorinë e Dytë. Me një të kaluar si lojtar i ekipit Shpresa, e që ka drejtuar Bylisin dhe Apoloninë. Në ditën e prezantimit para ekipit, trajneri kishte në dispozicion vetëm 15 lojtarë në dispozicion.

Praktikisht gjysmë ekipi, për shkak të largimeve të shumta në fund të sezonit të kaluar. Pas emërimit të Demirajt, drejtuesit e klubit vendosën si objektiv ngjitjen në Kategorinë e Parë. Që ambicia të realizohet janë premtuar përforcime në çdo repart. Koha nuk premton, por te Albpetroli besojnë se do të konkurrojnë për t’u kthyer në futbollin profesionist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *