Albpetroli dje ka zhvilluar miqësoren e radhës me skuadrën e Kombëtares U-19 që drejtohet nga trajneri Erjon Bogdani. Skuadra e Marjol Mihos, dje në fushën e blertë ka treguar një rendiment mjaft të mirë dhe ka shënuar dy gola. Çaushaj ka shënuar në të 20-tën minutë, ndërsa pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1-0 në favor të skuadrës patosarake. Në pjesën e dytë, si edhe ndodh rëndom në të tilla takime, të dyja skuadrat kanë bërë zëvendësime të shumta. Por edhe pse kanë kërkuar golin e barazimit kuqezinjtë, kanë qenë sërish vendasit ata të cilët kanë shënuar golin e dytë. Me fitoren, me rezultatin 2-0 është mbyllur takimi i djeshëm miqësore i cili ka pasur mjaft interes nga fansat patosarakë që nuk kanë munguar në stadiumin “Alush Noga”.
Albpetrol – Shqipëria U-19 2-0
Shënues: Çaushaj 20′, Hatia 73′.
Albpetrol: Baba, Kapo, A. Prifti, Shkëmbi, Fasko, Hidersha, Sako, Mandia, R. Prifti, Çaushaj, Lalaj. (Të gatshëm: Balla, Papingu, Syku, Hasani, Xhoxhaj, Hatia, Gërço). Trajner: M. Miho.
Shqipëria U-19: Shaba, Bushaj, Isarai, Isufi, Marista, Gjerdos, Koçi, Doda, Myrteza, Burba, Haxhiu. (Të gatshëm: Tafa, Abara, Arapi, Çela, Metolli, Hysaj). Trajner: E. Bogdani.