Albi Alla është një lojtar që golin e parë në një kampionat e shënoi sezonin e fundit, madje me fanellën e Flamurtarit ndaj ish-ekipit të tij, Kukësit. Qendërmbrojtësi, pavarësisht shtatlartësisë, nuk shquhet për realizimin e golave. Gjithsesi duket se tashmë gjërat po ndryshojnë.
Është dashur java e dytë e kampionatit dhe pogradecari ka arritur të realizojë për Shaanxi Changan. Alla ishte autori i golit të dytë, në triumfin 3-0 që skuadra e tij regjistroi në shtëpi kundër Qingdao Huanghai. Një gol mjaft i bukur nga mbrojtësi, i cili edhe këtë herë e nisi nga fillimi takimin dhe luajti deri në fund.
Alla u transferua te Shaanxi Changan vetëm në momentet e fundit, pasi Yanbian Funde u përjashtua nga gara. Gjithsesi Federata Kineze lejoi klubet e tjera të nënshkruanin me lojtarët që u lanë të lirë dhe mbrojtësi firmosi për një vit një kontratë nga e cila përfiton 200 mijë dollarë.