Albanian Eagle, në Kampionatin Botëror të Rafting

Kombëtarja e Federatës Shqiptare të Rafting, “Albanian Eagle”, është duke garuar në Kampionatin Botëror të Rafting. Shqipëria përfaqësohet në kategorinë R4 – U23 (të rinjtë nën 23 vjeç) në disiplinat downriver (zbritje në lumë), slalom (zbritje me pengesa) dhe garat H2H (kokë më kokë) me kapiten skuadre Murat Mamurani dhe sportistët Ergi Opingari, Ameda Kuqo, Edison Daja, Ali Spathara dhe Pirens Zhara.

Danilo Barmaz, president i Federatës Botërore të Rafting (WRF), tregon se më të mirët e botës janë mbledhur në Itali për të garuar. Më shumë se 35 ekipe, nga 15 vende pjesëmarrëse, do të garojnë në lumin Dora Baltea fillimisht në Villeneuve (Aosta) dhe më pas në stadiumin Canoe të Ivrea. WRF, pas arritjes së një marrëveshje bashkëpunimi me Federatën Ndërkombëtare të Kanotazhit (I.C.F), në 2018 u bë anëtare zyrtare e I.C.F dhe është pikë referimi për rafting në mbarë botën. Partneriteti me I.C.F është i rëndësishëm për sigurinë afatgjatë të rafting dhe renditjen e mundshme në ngjarjet multi-sportive, duke përfshirë Olimpiadën, në vitet e ardhshme.

Zamo Spathara, president i Federatës Shqiptare të Rafting, tregon se sporti përmirëson karakterin, na mëson të luajmë sipas rregullave, të përballojmë fitoret apo humbjet. Rafting është një sport që na bën me të përgjegjshëm për rëndësinë e mbrojtjes së natyrës dhe në veçanti lumenjve. Rafting zhvillon ndjenjat e miqësie dhe zhvillon frymën e skuadrës duke forcuar rezistencën mendore dhe fizike. Të rinjtë e angazhuar me rafting bëhen më të fortë dhe aktiv, duke shmangur lodhjen, letargjinë dhe duke u larguar nga veset apo zakonet e dëmshme për shëndetin dhe shoqërinë. Albanian Eagle falënderon gjithë mbështetësit dhe çdo vizitor i cili ka zgjedhur aktivitetin e rafting në Shqipëri, pasi falë kontributit të tyre, u arrit një përfaqësim dinjitoz i Shqipërisë dhe potencialit të jashtëzakonshëm të vendit tonë për turizmin sportive dhe të aventurës. Në një të ardhme të afërt Shqipëria do të jetë një nga vendet pritëse të një prej garave më të rëndësishme të rafting –kajak në ujërat e rrëmbyer të lumit Vjosa dhe Kanioneve te Osumit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online