Vllaznia do të përballet në transfertë kundër AEL Limasol me ndeshjen e vlefshme për turin e tretë të “Conference League”. E gjithë vëmendja mbetet te ecuria e shkodranëve që treguan se janë të aftë të përmbysin edhe rezultate si me Siroki Brijeg, atje ku edhe pse humbën në shifrat 3-1 në takimin e parë, arritën që të kualifikoheshin më tej.
Sipas asaj që raporton “ABC Neës”, Alban Xhaferi ka vendosur që t’i japi stimuj të rinj skuadrës. Në rastin se shkodranët do të kalojnë më tej në raundin e tretë të Conference League do të shpërndahet premio prej 70 mijë eurosh. /Sport Ekspres/