Alban Hoxha te Tirana? Përgjigjet presidenti Halili: E kanë ëndërr të gjithë, edhe unë! Jemi klubi më i madh në Shqipëri

Në kohët e fundit janë hapur jo pak zëra për një kalim të Alban Hoxhës drejt Tiranës, ndërsa vetë portieri nuk do të mohonte asgjë në deklaratën e dhënë pas ndeshjes së fundit, ku konfirmoi se nuk ka rinovuar ende zyrtarisht me Partizanin. Në lidhje me këtë temë është pyetur edhe Refik Halili kur Tirana arriti të fitonte me shifrat 1-2 ndaj Skënderbeut. Presidenti i Tiranës e vendosi theksin te historia e madhe që ka skuadra, duke hapur portën për këdo lojtar që dëshiron të jetë pjesë e bardhebluve.

“Fitoren e morëm në Korçë ndaj Skënderbeut që ka karakter dhe vlera të mëdha. Kishim nja 15 tifozë të klubit tonë që udhëtuan nga Tirana. Isha pak i nervozuar pasi doja që të futeshin brenda, por kjo ishte rregullorja.

Ne do të bëjmë ndeshjen me Kukësin dhe pas kësaj do të diskutojmë për merkaton, Europën dhe të ardhmen. Zërat për Alban Hoxhën? Te Tirana ëndërrojnë shumë lojtarë që të vijnë, është ëndërr edhe për mua që e drejtoj pasi është klubi më i madh në Shqipëri. Do ju thoja që kushdo që do të vijë dhe të iki, porta është hapur. Por merkaton do e nisim pas ndeshjes me Kukësin.

Sa i përket Dajës, unë e kam mik, e takoj gjithmonë, megjithëse kemi rreth tre muaj tani që nuk jemi parë. Por edhe për Dajën i përket merkatos, do të flasim pas ndeshjes me Kukësin”, ka thënë Halili në një prononcim për mediat. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online