Alban Bushi tregon planin sesi do të arrihet kualifikimi i Shqipërisë U-21: Do të marrim Armando Brojën dhe Marash Kumbullën

Shqipëria U-21 do të ndeshet kundër Sllovenisë në transfertë dhe më pas ndaj Kosovës. Trajneri Alban Bushi ka dalë në konferencën për shtyp, atje ku është diskutuar edhe sa i përket kualifikimit për të marrë vendin e dytë në grup. Plani është i qartë, ku nëse Shpresat do të jenë ende në lojë për në mars që do të jenë ndeshjet kundër Cekisë dhe Anglisë, atëherë do të merren Marash Kumbulla dhe Armando Broja. Kjo pasi Shqipëria A i ka mbyllur kualifikueset e saj dhe në mars do të kenë vetëm miqësore.

“Adrian Bajrami? Do të jetë shumë i rëndësishëm për U-21 dhe Kombëtaren A në të ardhmen. Punë shumë e mirë e FSHF për ta afruar këtë lojtar, ka pasur shumë tentativa edhe nga Zvicra për ta marrë. Në letër ne jemi në vendin e katër në kualifikuese, por nëse e kemi të gjithë grupin, atëherë mund të bëjmë shumë mirë. Unë kam shumë besim se do të fitojmë edhe ndaj Sllovenisë në transfertë.

4 ose 5 lojtarë kanë kualitete për të shkuar në ekipin A. Kur vesh fanellën e Shqipërisë, edhe në stërvitje është e rëndësishme. Nëse fitojmë me Slloveninë, atëherë kemi shumë premisa për vendin e dytë. Në muajin mars, Shqipëria A do të ketë vetëm miqësore. Nëse ne do të jemi në lojë ende për kualifikim për ta mundur Cekinë në ndeshje direkte, atëherë mund të marrim Armando Brojën dhe Marash Kumbullën, për t’u bërë shumë të fortë pastaj”, tha Bushi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *