Alban Bushi “hesht përgjithmonë” trajnerin e Kosovës U-21: I kemi marrë lojtarë? Kush flet shqip në botë është shqiptar

Trajneri i Kosovës U-21 zgjodhi që të krijonte polemika me deklaratën e tij pak ditë më parë. Menjëherë pasi Shpresat tona grumbulluan Pajazitin që ishte pjesë e dardanëve, Afrim Tovërlani ka thënë se Alban Bushi nuk po e bën mirë, pasi duhet të grumbullojë vetëm lojtarët që lindin në Shqipëri. Por cila është përgjigja e trajnerit të Shqipërisë U-21?

“Kam marrë lojtarë shqiptarë dhe jo të Kosovës, çdo lojtar që flet shqip në botë është shqiptar, pavarësisht ku zgjedh të luajë. Problemet me procedurat që kanë ndodhur sjellin këtë situata të pakëndshme. Ne kemi marrë shumë lojtarë, strategjia e Federatës është kjo: kush është talent, duhet t’i kalojë shkallët një nga një.

Rasti i Kumbullës, që pas 3 vitesh kaloi tek ekipi A është më domethënësi. Ne, gjatë gjithë kohës, përmirësohemi dhe marrim më shumë eksperiencë dhe dalin gjëra të reja. E  rëndësishme është të bëjmë mirë dhe ne duam që të ngrihemi. Kombëtarja A na ka marrë shumë lojtarë, por ky është qëllimi”, u shpreh Bushi në konferencën për shtyp. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online