Plot 72 minuta në avantazh, me një gol nga suedezi Guideti në minutën e 23-të, dhe Alavesi ëndërroi të përsëriste mrekullinë e vizitës së fundit në Camp Nou pr kampionat, sepse është skuadra e fundit që ka fituar aty.
Këtë radhë nuk i eci fati, sepse Suarez në minutën e 72-të dhe Mesi në të 84-tën përmbysën gjithçka.
Një fitore e vuajtur, shumë më e vështirë ndaj sa mendohej, ndaj një rivali që duket se në Barcelonë jep më të mirën e vet.
Një rekord për Barcelonën: 21 ndeshje rresht në kampionat (21 fitore e 3 barazime), duke barazuar startin më të mirë në histori, vendosur nga Guardiola në sezonin 2009/10 (17 fitore e 4 barazime).
Të dy golat e Barcelonës u shoqëruan me polemika, fillimisht për një prekje me dorë nga Pike dhe më pas faulli i fituar pas një pozicioni jashtë loje të Alkaserit. Për të shtuar tensionin, edhe një prekje me dorë nga Umtiti në zonën katalanase.
Megjithatë, polemikat mënjanë, kjo Barcelonë është e jashtëzakonshme. Do të duhet pak kohë sa të ambientohet Kutinjo, titullar sot, por nëse edhe ai gjen vendin e vet, Mesi me shokë zor se ndalen më.