Akuzon kampioni Briken Calja: Nuk kemi marrë asgjë, nuk blejmë dot ilaçet

Përveç futbollit në vendin tonë ka dhe sportet të tjera, me sportistë që arrijnë ta ngrenë lart emrin e vendit tonë. Por, nëse kontributi i tyre për Shqipërinë është maksimal, nuk ndodh e njëjta gjë në mënyrë të anasjelltë. Në një prononcim për “Top Channel”, kampioni i peshëngritjes Briken Calja, i cili ka marrë 3 medalje të arta akuzon se është i harruar nga shteti, duke thënë ndër të tjera se me të ardhurat që përfitohen jo që nuk mund të mbahet një familje, por nuk mund të blihen as ilaçet për të vijuar udhëtimin e sportit të peshëngritjes.

“Nuk kam marrë asgjë deri më tani. Kampionatin e kam përfunduar më 28 mars të këtij viti dhe asgjë. Kjo pritje është jashtëzakonisht shumë e madhe dhe është hera e parë që po ndodh kështu”.

“Më japin vetëm trajtime ushqimore, çfarë mund të bëjë një kampion Europe me to? Nuk kemi mundësi as të blejmë ilaçet e nevojshme, se këtu kur përmend ilaçe të gjithë mendojnë për dopingun, por ato janë ilaçe të nevojshme për shkak se ne ngremë tonelata. Nuk i zëvendëson dot aq shumë kalori thjesht ushqimi. Me sa duket nuk i intereson njeriu fjala sport”.

“Katër milionë lekë të reja është shpërblimi, ose më saktë 3.4 mln, sepse na mban shteti edhe tatimet. Mënyra sesi na menaxhon apo sesi na trajton shteti shqiptar është me të vërtet për të ardhur keq. Edhe pse e them me gjysmë zëri këtë, kështu është e vërteta, fatkeqësisht”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online