Akuzat për mbipeshën, Isko e kthen çështjen në sondazh online

Isko është kthyer në çështjen e ditës te Reali i Madridit. Mesfushori spanjoll nuk ka luajtur asnjë ndeshje si titullar me trajnerin e ri, Santiago Solari dhe sipas mediave iberike, shkak për qëndrimin në stol dhe krisjen e marrëdhënies, është bërë forma fizike e 26-vjeçarin.

Në situatën e krijuar, futbollisti e ktheu këtë çështje në një sondazh “online”. Ai postoi një fotografi në rrjetin social, “Instagram”, aty ku ndiqet nga plotë 16,4 milionë persona. Isko postoi një fotografi të vetën, në të cilën pyeste: “A jam i shëndoshë?”.

Prej largimit të Julen Lopeteguit në muajin tetor, pas shkatërrimit 5-1 në fushën e Barcelonës, Isko ka qëndruar gjatë gjithë kohës në stol. Lojtari ishte në stol edhe në takimin e fundit, të fituar 2-0 ndaj Valencias, ndërsa u aktivizua vetëm në dhjetë minutat e fundit. Prej emërimit të Solarit në stol, Isko humbi pozitat në hirearkinë e mesfushës së Realit, me trajnerin e ri që përpara tij, preferon emra si Lukas Vazkez, Dani Sebajos dhe Marko Asensio.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *