Një lajm jo i mirë ka qarkulluar ditën e sotme, teksa lojtari i Dijon, Yassine Benzia, ka bërë një aksident të tmerrshëm me makinë. Si pasojë e këtij aksidenti, algjeriani ka marrë një goditje mjaft të rëndë në dorën e majtë, e cila sipas doktorëve mund të pritet nëse do të jetë e nevojshme.
Edhe në rast se vendimi ekstrem nuk do të merret, përshkak të këtij dëmtimi, lojtari mund të detyrohet t’i japë fund karrierës në gushën e gjelbërt. Algjeriani ditën e djeshme kishte vendosur të kalonte kohën e lirë duke udhëtuar me një makinë të vogël drejt veriut të Francës për të parë një konkurs.
Pas një gabimi të vogël, makina e tij doli nga rruga duke shkaktuar dëmtimin fizik të lojtarit në dorën e majtë. Menjëherë pas aksidentit, ai u nënshtrua një operacioni, i cili përsëri nuk garanton se dora e majtë e tij do të rikthehet në normalitet. Yassine Benzia aktivizohet në radhët e Dijonit, të cilës iu bashkua në janar të vitit 2020. Ai ka arritur të luajë vetëm 2 ndeshje me ekipin francez, përshkak se në muajin mars, qeveria franceze u detyrua të pezullojë të gjitha ndeshjet përshkak të pandemisë COVID-19. /Sport Ekspres/