Armand Duka ka reaguar në një postim të fundit në Facebook për “Futbollin në Shkolla”. Një inisiativ për t’u përgëzuar që masivizon futbollin dhe i thith fëmijët gjithmonë e më tepër te ky sport, duke u larguar nga veset.
“Futbolli në Shkolla”, pjesë e strategjisë tonë “Futbolli për Kombin 2025”, nisi ditën e djeshme në “Shtëpinë e Futbollit” me trajnimin e 116 mësuesve të shkollave 9 vjeçare në të gjithë vendin.
Federata Shqiptare e Futbollit aplikoj këtë projekt pilot në FIFA dhe morëm përgjigje pozitive për të qënë ndër federatat e para në zbatimin e tij.
Një falenderim shkon për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, ministren Evis Kushi që pranoj pa hezitim këtë program që do të ndihmojë në zhvillimin pozitiv të aftësive fizike dhe një jete më të shëndetshme të fëmijëve dhe nxënësve, duke i dhënë më shumë besim e ti rrisë me kulturën e punës në grup.
Jam besimplotë se ky program do të masivizojë akoma më shumë futbollin në vendin tonë dhe ftoj të gjithë klubet e akademitë që nga shtatori të hedhin sytë nga shkollat tona për të gjetur yjet e të ardhmes”, shkruan Duka. /Sport Ekspres/