Gianluigi Buffon ka marrë një ofertë të çmendur nga Arabia Saudite në moshën 46-vjeçare dhe është gati ta pranojë atë. Portieri italian po planifikonte të tërhiqej në fund të këtij sezoni, por oferta e mbërritur thjesht nuk mund të refuzohej. Arabët e pasur i ofruan atij një kontratë dyvjeçare me vlerë 30 milionë euro dhe Buffon është shumë i tërhequr nga kjo shifër.
Vendimin përfundimtar do ta shpallë në ditët në vijim. Nuk do të jetë çudi nëse Buffon e pranon ofertën, sepse një shifër e tillë thjesht nuk refuzohet në fundin e karrierës. Italianit sigurisht që nuk i mungojnë paratë. Megjithatë, shifra e ofruar nga arabët e pasur është diçka ndaj së cilës askush nuk mund të qëndrojë indiferent. /Sport Ekspres/