“Ajo plagë nuk është shëruar akoma”, trajneri i Hungarisë e ka mendjen ende te Broja: Do ishim në Botëror, nuk e mundëm dot Shqipërinë

Hungaria ka bërë një seri rezultatesh fantastike me trajnerin italian Rossi. I vetmi moment kur ky i fundit ishte në pikëpyetje, ishte momenti kur Shqipëria e mundi në të dy takimet. Para ndeshjes së nesërme miqësore me Greqinë, Rosi ka dalë në konferencën për shtyp dhe ka kujtuar pikërisht këto humbje me kuqezinjtë. I pyetur sesa i trishtuar është për faktin se Italia nuk do të jetë në Botëror, Rosi u shpreh:

“Më shqetëson më shumë fakti se Hungaria nuk ia doli sesa Italia. Unë jam një italian krenar, por më vjen keq për Kombëtaren time. Më tepër për faktin se nuk fituam dot me Shqipërinë. Është një plagë që nuk është shëruar ende te unë, te lojtarët e mi dhe te tifozët tanë, sot e kësaj dite. Sigurisht që do ta shikoj Botërorin, nëse nuk do ta bëja, atëherë duhet të ndryshoja profesionin”, tha trajneri i Hungarisë që u ndëshkua nga dy golat e Broja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online