Në studion e emisionit “Botërori Katar 2022“ në “Ora TV“ nuk kanë munguar as batutat. Si një tifoz i Brazilit, Roland Çelmeta ka ardhur në emision me fanellën e Kombëtares së tij të preferuar. Por ngjyrat e uniformës kanë shtyrë ish-arbitrin Lamçe të ngacmojë ish-lojtarin. Laçmja ka thënë se fanella që mban veshur i duket si ajo e Lushnjes, duke ndezur një debat dhe batuta mes tyre.
Lamçe: “Ajo më duket si bluza e Lushnjes“.
Çelmeta: “E ke thënë 5 herë. Sikur Lushnja të kishte të paktën këtë ngjyrë, do të ishte shumë lart“.
Lamçe: “Po ashtu e ka. Po pse çfarë e di Lushnjen ti. Lushnja alamet ekipi është“.
Çelmeta: “Prandaj je bërë me Argjentinën ti, se ka qenë Mario Kempesi në Lushnje? Unë me Partizanin dhe Brazilin, ti më thua për Lushnjen. Mos të kthehem të bëhem me Francën se do t’ju lë pa Kupë“.
Lamçe: “Franca ka filluar po ankohet që tani, jo gripi i derrave, jo gripi i pulave”.
Çelmeta: “Unë jetoj me Brazilin jo vetëm në Kampionatin Botëror”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/