“Ajo koha e Skënderbeut nuk e di a do vijë më”! Latifi tregon për konfliktin me Brdariçin: I kam kërkuar falje

Vllaznia ka arritur që të dalë me një pikë nga ndeshja ndaj Teutës, në atë barazim me shifrat 1-1. Pjesa e parë ishte për t’u harruar nga niveli i treguar mes dy ekipeve, ku për t’u përmendur ishte kartoni i kuq i Aralicës. Në minutën e 33 sulmuesi do të tradhtonte shkodranët. VAR thërriti kryesorin e takimit, atje ku pa se ndërhyrja e Aralicës i tejkalonte limitet dhe ishte direkt në këmbët e kundërshtarit. Ndërkohë në minutën e 57 ishte Gjeorgjiev që kaloi në avantazh Teutën.

Trajneri Arapi bëri gati ndërrimin e tij me Koumbembën. Teksa po pritej edhe aksioni i fundit që Gjeorgjiev të dilte jashtë, mjaftoi një shtyrje e lehtë e topit dhe të mposhtej Zogovic. Pas festës së përfunduar, Gjerogjiev do të linte fushën e blertë. Gjithçka do t’i përkiste Vllaznisë më pas teksa Hoxhaj dhe Silva shpërdoruan dy raste të pastra për të shënuar. Barazimi do të vinte në minutën e 70 ku pas një aksioni fantastik dhe pasimi të mrekullueshëm nga Da Silva, Latifi dërgoi topin në rrjetë.

Menjëherë pas nisjes së topit, Koumbemba kishte mundësinë për të gjetur sërish avantazhin, por Dianje mori rolin e portierit duke shpëtuar Vllazninë nga humbja. Kjo pikë i ka kënaqur shkodranët, pasi ishin me 10 lojtarë për shumë minuta në fushë dhe më pak Renato Arapi që debutoi sot si trajneri i Teutës. Në fund të takimit vetë protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “Gol pas Goli” në “Supersport”

Latifi (Vllaznia): “Vitin e kaluar nuk e kam ndjekur shumë ekipin. Por mund të them që këtë vit kemi një grup të mirë. Jemi shumë të bashkaur me njëri-tjetrin. Kjo po bën që të ecim mirë. Sa i përket Da Silvës dhe Aralicës kemi një marrëdhënie mjaft të mirë dhe jemi të kënaqur. Sjellja në Rrogozhinë? Ai e di karakterin tim. Gjithashtu unë pas ndeshjes i kam kërkuar falje, sepse nuk është në karakterin tim që të bëj atë sjellje. Por ishin momente që nuk i di as vetë. Dola prej vetes dhe pastaj gjithaçka ka shkuar në normalitet. Kemi vazhduar rrugën tonë.

Në atë kohën e Skënderbeut ka pasur lojtarë me kualitet shumë të lartë dhe ajo ka qenë gjëja më e rëndësishme për të ecur përpara. Grupin e kemi pasur jashtëzakonisht të fortë me lojtërë me eksperiencë të madhe si Salihi, Shkëmbi, Shehi, të cilët tani janë trajnerë dhe po udhëheqin ekipet e tyre shumë mirë. Ajo kohë nuk e di a do të vijë më”.

Brdariç (Vllaznia): “Duhet të vlerësoj skuadrën time për përkushtimin. Luajtëm për 60 minuta me 10 lojtarë kundër kampiones në fuqi. Nëse ne do shënomin të parët gjërat do të shkonin shumë më ndryshe, sepse loja ishte perfekte. Është një punë në skuadër dhe ne fitojmë ose humbasim bashkë. Jemi të aftë për të fituar dhe kur kemi luajtur me 10 lojtarë si sot apo si kundër Skënderbeut. Kjo tregon që skuadra ka shumë karakter, ka zemër. Kur shikoj rasin e kartonit të kuq mendoj që është një veprim idiot. Ishte ndoshta pak e ekzagjeruar ndërhyrja e Aralicës. Nuk është se mund ti vë faj të madh sespe donte të merrte topin. Nuk ishte me qëllim të keq. Por ndoshta e gjykoi keq në atë moment.

Teuta ishte një kundërshtar më i mirë para ndeshjes, sepse ndryshuan trajnerin. Por janë kampionët e sezonit të kaluar. Nuk janë ekip i keq. Arritëm të luanim mirë me ta, i kishim nën kontroll. Por erdhi ajo ndërhyrja dhe gjërat mund të kishin shkuar ndryshe. Erdhëm për të fituar ndeshjen, por mund të jemi me fat që morëm një pikë“.

Arapi (Teuta): “Sigurisht që ka vend për përmirësim. Shpresoj që javët në vazhdim të bëjmë më mirë për këtë pjesë. Duke qenë se ekipi ka pësuar gola këto ndeshjet e t fundit menduam të bënim një lojë të ekuilibruar. Pavarësisht se në pjesën e dytë tentuam ta fitonim ndeshjen. Fati na mungoi edhe te rasti i Kevin. Po ta shikojmë ishte një top te 5 metërshi që mund të shkonim 2-1. Në momentet deçizive kemi probleme me vendosjen mbrapa. Jo pothuajse, por në çdo ndeshje kemi fituar. Kërkuam ta fitonim ndeshjen. Në pjesën e dytë futëm shumë lojtarë me tipare sulmuese. Nuk ia dolëm të shënonim. Kishte raste që mbyllja nuk bëhej në kohën e duhur. Shpresoj që në vazhdimësi të përmirësohemi edhe në manovrën sulmuese edhe në atë mbrojtëse. Duhet të bëjmë më shumë në mbrojtje për ti dhënë siguri edhe pjesës para.”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online